Google ADS

Kosova në karate mposhtë Serbinë, Spanjën dhe Francën

21:59 | 2 Gusht 2019
Arbresh Info

Karateistët tanë kanë fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të evropianit për universitete.

Ekipi i karatesë ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Evropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Karateistët tanë të përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite. Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës.

Evropiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondosë.

KOK uron FSUNK-në dhe komunitetin e karatesë për suksesin e arritur.

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/2963903050348381

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme