Google ADS

Kosova në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë në Eurobasket 2021

14:12 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas përfundimit të garave në kualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019”, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë do t’i vazhdojë garat në raundin e dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës

Kosova në këto gara është pjesë e Grupit B në të cilin bëjnë pjesë edhe Maqedonia dhe Rumania.

Ndeshjen e parë, Përfaqësuesja jonë do ta luaj më 13 shtator si nikoqire kundër Maqedonisë, kurse me 29 nëntor është mysafire e Rumanisë, pastaj me 2 dhjetor gjithashtu do të luaj si mysafire, kësaj radhe ndaj Maqedonisë, si dhe me 24 shkurt 2019 e pret Rumaninë në shtëpi.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme