Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani nga ekipi i Kosovës, kanë treguar paraqitje absolutisht inspiruese kundër dyshes impresive nga Turqia, Ocakci Müge dhe Bahar Toksoy, me këtë të fundit që është ish-reprezentuese e Kombëtares së Turqisë – në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke mposhtur me rezultat 2-0 (21-18, 21-18) në sete, për të siguruar gjysmëfinalen e madhe, të dielën.
Vashat kosovare ishin dominuese dhe vetmohuese në secilin aksion të ndeshjes dhe, të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi, arritën suksesin e madh në Balikesir të Turqisë, shkruan arbresh.info.
Në gjysmëfinale, dyshja “Dardane” do të ndeshet me Turqinë 1, me fillim nga ora 10:40.
Në anën tjetër, ekipi i meshkujve i përbërë nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami, u mposht nga Moldavia me rezultat 2-0 (21-17, 21-15) në sete, për t’u përshëndetur nga kjo garë.
Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon ekipin e meshkujve për kompetitivitetin e treguar, teksa i uron fat dhe suksese ekipit në top formë të femrave./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...