Google ADS

Kosova në epërsi në miqësoren ndaj Gjibraltarit, shënon Hasani

19:31 | 10 Tetor 2019
Arbresh Info

Kosova ka kaluar në epërsi përfundimisht në ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit.

“Dardanët” kanë gjetur golin e epërsisë në takimin si nikoqir kundër skuadrës kombëtare të Gjibraltarit pas më shumë se një ore lojë, shkruan portali arbresh.info.

Florent Hasani hapi llogarinë e tij te skuadra kombëtare me golin e realizuar pas një goditje të fuqishme në minutën e 69′ të pjesës së dytë.

Goditja ishte devijuar me gjasë nga Atdhe Nuhiu, por e rëndësishme është se kombëtarja jonë udhëheq në “Fadil Vorri”.

Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth ndeshjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme