Google ADS

Kosova ndanë pikët me Ishujt Faroe, vazhdon e pamposhtur

20:00 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Kosova ka ndarë pikët në ndeshjen si mysafirë kundër Ishujve Faroe mbrëmjen e sotme (e diele).

“Dardanët” kanë barazuar me rezultat 1 me 1 në takimin si mysafirë kundër Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së katërt në Ligën D të UEFA Ligës së Kombeve, shkruan portali arbresh.info.

Djmoshat nën udhëheqjen e Bernard Challandes kaluan në avantazh me një supergol të realizuar në minutën e 9′ të ndeshjes nga Milot Rashica. Anësori nga Vushtrria shfrytëzoi një top të humbur në mes të pjesës së skuadrës nikoqire duke dërguar topin me një super goditje drejtë portës së portierit 32-vjeçar Nielsen në një pozitë të paarritshme.

Mesfushori i Werder Bremenit festoi me shqiponjë golin e tij të parë për skuadrën kombëtare pas 15 paraqitjve.

Mirëpo, shifrat u barazuan qysh në fillim të pjesës së dytë.

Rene Joensen realizoi nga afërsia në minutën e 50′ pas asistimit nga Gilli Rolantsson duke barazuar gjithçka në Torsviollur.

Kosova vazhdon qëndrimin në krye të tabelës në Grupin e 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani i ndjekur nga Ishujt Faroe me katër pikë dhe Malta në fund të tabelës me vetëm dy pikë.

Kombëtarja jonë është e pamposhtur në tetë takimet e fundit (gjashtë fitore, dy barazime) para ndeshjes ndaj Azerbajxhani dhe Maltës muajin e ardhshëm./arbresh.info/

Shikoni dy golat:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme