Kosova mysafire e Norvegjisë në miqësoren e Oslos

07:18 | 5 Qershor 2024
E.H

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

Ndeshja fillon nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.

Të drejtuarit e Fodas në këtë ndeshje hyjnë pas dy ndeshjeve të marsit ku kanë arritur një fitore e një barazim.

Teksa Norvegjia nuk di për fitore që nga nëntori i muajit të kaluar kur triumfuan ndaj Ishujve Faroe në një ndeshje miqësore.

Përzgjedhësi i Kosovës ka premtuar angazhim maksimal në këtë ndeshje dhe synim të vetëm ka rezultatin pozitiv.

Kjo është ndeshja e parë që do të përballen këto dy kombëtare mes vete./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme