Kosova U14 ka pësuar humbje nga Rumania U14 në konkurrencën e femrave, në turneun e YDF-së, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.
Vashat kosovare pësuan 35:58 (9:10, 12:15, 6:19, 8:14), në ditën e dytë të këtij turneu.
Pjesa e parë në fakt ishte mjaft e barabartë, ku çereku i parë përfundon 9:10 dhe ai i dyti 12:15, por në pjesën e dytë, rumunet ishin më të mira, duke triumfuar në fund me shifrat 35:58, përkundër një paraqitje të mirë të vashave të udhëhequra nga Kimete Haliti.
Kosova të shtunën do të ndeshet me Turqinë dhe të dielën ndaj Maqedonisë Veriore./Arbresh.info
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...