Google ADS

Kosova mund të luajë miqësore me Zvicrën në mars?

12:14 | 17 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Perfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kërkim të dy kombëtareve për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars.

Gjatë muajit mars, kombëtarja jonë do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë pushimit ndërkombëtar.

Mbrëmë në ATV ka raportuar se kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Zvicrës, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka pohuar për GazetaBlic Sport se kanë biseduar me Kombëtaren e Zvicrës dhe ndeshja ndaj tyre është një mundësi për miqësore, megjithatë sipas tij akoma nuk janë dakorduar në lidhje me këtë, pasi kanë biseduar edhe me disa kombëtare tjera.

“Jemi në kontakte me disa kombëtare për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars. Javën e ardhshme konfirmohet kundërshtari ynë. Zvicra është një prej kombëtareve me të cilat kemi biseduar”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Vlen të potencohet se Kosova do të luajë dy miqësore gjatë marsit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme