Perfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kërkim të dy kombëtareve për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars.
Gjatë muajit mars, kombëtarja jonë do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë pushimit ndërkombëtar.
Mbrëmë në ATV ka raportuar se kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Zvicrës, në kuadër të ndeshjeve miqësore.
Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka pohuar për “GazetaBlic Sport” se kanë biseduar me Kombëtaren e Zvicrës dhe ndeshja ndaj tyre është një mundësi për miqësore, megjithatë sipas tij akoma nuk janë dakorduar në lidhje me këtë, pasi kanë biseduar edhe me disa kombëtare tjera.
“Jemi në kontakte me disa kombëtare për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars. Javën e ardhshme konfirmohet kundërshtari ynë. Zvicra është një prej kombëtareve me të cilat kemi biseduar”, ka thënë Muharrem Sahiti.
Vlen të potencohet se Kosova do të luajë dy miqësore gjatë marsit.
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?