Sllovakia, e llogaritur si favorite e Grupit D, e ka fituar ndeshjen ndaj Kosovës me rezultat 3-0.
Sllovaket që vinin nga fitorja ndaj Finlandës, kanë regjistruar edhe triumfin e dytë në fazën e parë të CEV EuroVolley kualifikimeve.
Kosova nuk e nisi ndeshjen ashtu si pritej, duke u kufizuar në setin e parë në vetëm 14 pikë.
Megjithatë “Dardanet” e përmirësuan paraqitjen e tyre menjëherë në setin e dytë, në të cilin rezistojnë deri në 15:14, duke mos e lejuar ekipin sllovak të shkëputej në rezultat.
Nga ky moment, Kosova ngeci duke lejuar një seri të ekipit kundërshtar që u shkëput në 22:17, e pastaj edhe 25:17.
Setin e tretë, prapë rivalitet i hershëm deri te 3 me 2 në favor të sllovakeve, për të vazhduar në 8:3, në të cilin moment Lorik Ilazi reagon me time-out, për të rikthyer vetëbesimin e ekipit.
Megjithatë asgjë nuk ndryshoi në vazhdim, meqë Sllovakia vazhdon serinë prej 10:2, për rezultatin 13:5, gjatë së cilit Ilazi shfrytëzon edhe time-outin e fundit në këtë set.
Sllovakia deri në fund dëshmoi pritjet si ekipi favorit për vendin e parë në grup dhe me meritë triumfoi, 25 me 16, për ta mbyllur ndeshjen 3 me 0.
Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit, të dielën ndaj Finlandës, duke filluar nga ora 17:00 në Pallatin e Sporteve “Verde” në Podgoricë./arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...