Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, ka pësuar humbje nga Polonia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ka përfunduar me rezultatin 1-2.
Liridona Syla kaloi ”Dardanet” fillimishit në epërsi në minutën e katërt, teksa Karolina Gec dhe Martyna Wiankowska shënuan për fitoren e polakeve, në minutat 18 dhe 35.
Kosova mbetet me katër pikë pas pesë ndeshjeve në Grupin F, me bilanc prej tri humbjeve, një barazimi dhe një fitore. Kosova renditet e parafundit (e pesta) në këtë grup.
Kurse, Polonia është lidere e grupit me 11 pikë.
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...
Abdixhiku fton Kurtin të përballen në debat televiziv: Të ba...
Reali kualifikohet në finale të Superkupës, aty ku e pret Ba...