Kombëtarja e Kosovës në tenis në konkurrencën e femrave është mposhtur nga Gjeorgjia në garën botërore të nivelit ekipor “Billie Jean King Cup”.
Pasi e mposhtën paraprakisht Afrikën e Jugut dje, tenistet kosovar u mundën nga gjeorgjianet në Grupin II, 0:2.
Ardiana Lekaj u mposht 0:2 nga Sofia Shpatava, 1:6, 2:6, kurse Arlinda Rushiti humbi me rezultat identik nga Ekaterine Gorgodze.
Kurse, sa u përket çifteve, Kosova do të përfaqësohet nga Forta Morina e Aja Broqi, ndërsa do të kenë punë me dyshen gjeorgjiane, Natela Dzalamidze dhe Oksana Kalashnikova./GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...