Të martën në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e parë miqësore me Kuvajtin.
Kuvajtasit, që ka një që janë të grumbulluar dhe tashmë kanë luajtur shumë miqësore në Slloveni, kanë shënuar fitore me rezultat 36:23, shkruan FHK, transmeton Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:13 në të mirë të Kuvajtit.
Në rezultatin final kanë ndikuar gjuajtjet e shumta të humbura nga pozita të pastërta e po ashtu gabimet e shumta teknike.
Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi të mërkurën prej orës 17:00 e kanë edhe një ndeshje kontrolluese me Kuvajtin.
Ndeshjet në Slloveni do t’i shërbejnë selektorit Qerimi për ciklet e ardhshme kualifikuese.
Të martën janë testuar disa lojtarë të rinj, që do ta kenë rastin të dëshmohen edhe në ndeshjen e nesërme.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve