Miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës ka përfunduar me një rezultat të papritur.
“Dardanët” kanë regjistruar një fitore me rezultat të thellë dhe tronditës prej 3 me 0 në takimin e sotëm (e martë) të zhvilluar kundër Kuqezinjve në Zyrich të Zvicrës, shkruan portali arbresh.info. Dominimi i djelmoshave tanë në miqësoren vëllazërore ishte i dukshëm gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që paraqitja e kombëtares nën udhëheqjen e Christian Panuccit ishte aspak impresive.
Pas një shansi të shkëlqyer që humbi Donis Avdijaj në minutën e 15′ në një përballje direkte me portierin Etrit Berisha, ishte Arbër Zeneli lojtari që dërgoi fillimisht në epërsi kombëtaren tonë duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 21′.Zeneli arriti të mposhtë edhe në fillim të pjesës së dytë portierin e Atalantas duke shënuar gol të bukur brenda zonës së rreptësisë derisa po zhvillohej minuta e 51′. Të dy golat e realizuara nga sulmuesi i SC Heerenveen ishin të asistuara nga Besar Halimi.
Goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes u shënua nga Edon Zhegrova. Talenti 18-vjeçar, i njohur ndryshe i “Messi i Kosovës”, realizoi gol të bukur nga një distancë prej 30 metrave.
Ndryshe, kjo është fitorja e katërt radhazi e djelmoshave të Bernard Challandes, ndërsa Shqipëria pëson disfatën e dytë radhazi pas asaj kundër Norvegjisë.
Vlen të përmendet që miqësorja e fundit e zhvilluar ndërmjet dy kombëtareve tona ka përfunduar me rezultat të barabartë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë tri golat e realizuara nga Kosova:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...