Google ADS

Kosova mposht Britaninë e Madhe Madhe në Kampionatin Evropian U19

21:24 | 10 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka arritur ta mposht Britaninë e Madhe në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë.

Pas dy disfatave radhazi, të hënën mbrëma, “Dardanet” fituan me rezultat 28:21.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Kombëtarja jonë nisi shkëputjen në rezultat.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë Kosova vazhdimisht ishte në epërsi.

Britania e Madhe u afrua në 20:19, por pasoi shkëputje tjetër.

Portierja Selvije Mullakadrija i bëri 11 pritje.

Ariona Dushica e Arona Krasniqi i shënuan nga tetë gola, ndërsa katër i shënoi Elisa Mirdita.

Të enjten Kombëtarja luan me Finlandën./Arbresh.info/

Të ngjashme