Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka mësuar kundërshtarët për për edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.
Shortin i hedhur në selinë e UEFA-s i vendosi “Dardanet” të jenë pjesë e Ligës C, grupit të pestë.
Kundërshtarët e Kosovës do të jenë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Në tërheqjen e shortit e pranishme ka qenë menaxherja për futbollin e femrave, Valbona Gashi Uka.
Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, derisa grupi ku është përfshirë Kosova është me tri skuadra.
Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të pozitave të dyta nga pesë grupet do të luajnë në ‘play-off’ kundër tri skuadrave më të mira të pozitave të dyta në grupet e Ligës B.
Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5 dhjetor, 2023./Arbesh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...