Sot dhe dje, në sallën e Pingpongut në Prishtinë u mbajt Kampionati individual i Kosovës për seniorë. Dje u zhvilluan ndeshjet në disiplinat e çifteve: për femra, për meshkuj dhe çifte të përziera, si dhe garat individuale për femrat.
Dje garat filluan me kategorinë e çifteve të përziera, ku edhe sivjet më të suksesshmit dolën Baton Çitaku/Nehare Janjeva të cilët në finale ishin ma të mirë se Besart Domaniku/Era Janjeva. Vendin e tretë e ndanë Fati Karabaxhaku / Alma Mehmeti dhe Arlind Haliti / Iliriana Haliti
Te çiftet e femrave ndeshje shumë e barabartë në gjysmëfinalen e parë u zhvillua ndërmjet motrave Hanife/Linda Zeqiri dhe Iliriana Halitit/Trina Mziut që përfundoi me rezultat të ngusht 3:2 në të mirë të motrave Zeqiri. Në gjysmëfinalen e dytë Nehare/Era Janjeva ishtin më të mira se Alma Mehmeti/Blenda Lushaj duke fituar me 3:0. Në Finale Motrat Zeqiri ishin më të mira se Era dhe Nehare Janjeva duke fituar me 3:1.
Në konkurrencën e çifteve për meshkuj pati shumë ndeshje të forta dhe me poenë atraktiv, gjithsesi më të mirët shkuan në gjysmëfinale, ku në gjysmëfinalen e parë Baton Çitaku/Besart Domaniku fituan me 3:1 ndaj Astrit Hasani/Berkan Bajmak. Befasi e këndshme ishte çifti Sadri Hulaj/Kasum Morina që patë 3 ndeshje të forta për të arritur në gjysmëfinale, ku patën mundësinë të bëjnë edhe befasinë e radhës pasi ishin duke udhëhequr 2:0 ndaj çiftit Mentor Shabani/Ylli Maloku, por në fund çifti nga Ferizaji triumfuan me 3.2. Finalja ishte shumë e baraspeshuar edhe pse rezultati përfundimtar ishte 3:0 në të mirë të Baton Çitaku/Besart Domaniku.
Në konkurrencën individuale të femrave gjysmëfinalja e parë ishte ndeshje shumë interesante dhe e rivalizuar, ku të dy lojtaret treguan angazhim maksimal deri në poenin e fundit, në fund triumfoi Iliriana Haliti ndaj Linda Zeqirit me 4:2 në seta. Në gjysmëfinalen tjetër Nehara Janjeva fitoi me lehtësi ndaj Era Janjevës me 4:0.
Në finale Neharja Janjeva ishte më e shlodhur se Iliriana Haliti duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0, e më këtë fitoi edhe titullin e kampiones për vitin 2017.
Sot ishin në orar ndeshjet individuale në konkurrencën e meshkujve. Gara kaloi në atmosferë të mirë sportive me shumë ndeshje interesante dhe cilësore. Edhe dita e sotme nuk kaloi pa befasi. Për një të tillë u përkujdes Berkan Bajmak i KP Lidhja e Prizrenit i cili arriti të plasohet deri në gjysmëfinale, pasi në çerekfinale e mundi Mentor Shabanin e KP Ahmet Hoxha pas një ndeshjeje të fortë e dramatike në 7 seta (4:3). Ndeshje interesante u zhvilluan edhe ndërmjet Baton Çitakut dhe Fati Karabaxhakut. Fati luajti shkëlqyeshëm dy setat e parë dhe kaloi në epërsi me 2:0 në seta duke paralajmëruar befasi, por Batoni riktheu qetësinë dhe ngadalë ia doli që ta kthejë ndeshjen në favor të tij për të fituar me 3:2, në seta. Nga e 16 e finales ndeshjet u luajtën në 4 seta të fituar andaj pingpongdashësit patën rast të shohin më shumë rivalitet dhe poena të mirë e atraktiv. Një duel të tillë e ofruan Yll Prestreshi dhe Bat on Çitaku. Pas 6 setave të luajtur, Batoni ishte më i disponuar dhe me meritë fitoi me 4:2 në sete për të kaluar në gjysmëfinale. Duel i fortë ishte edhe ndeshja gjysmëfinale ndërmjet Rrahman Ademajt dhe Besart Domanikut. Domaniku edhe më tej po arrin që të bëjë rivalitet të barabartë me lojtarët më në formë dhe më të rinj në moshë. Ai më tepër në saje të përvojës së tij po e bën më interesante lojën e pingpongut. Në duel me Rrahmanin, në çdo set ishte rival i barabartë madje ai e fitoi setin e katërt, por në fund u desh të pajtohet me vendin e tretë.
Në finale u renditën dy lojtarët më të disponuar për ditën e sotme. Rrahman Ademaj, në njërën anë, që ngadalë po kthehet në kreun e renditjes së më të mirëve, kurse Batoni gjeti motiv për ta rivalizuar kundërshtarin duke ofruar një ndeshje shumë të mirë me synimin që nga fillimi për ta mposhtur Ademajn. Batoni e fitoi setin e parë, kurse Ademaj arriti ta fitoi setin vijues dhe barazoi në 1:1 në seta. Batoni edhe në setin e tretë luajti mirë dhe e fitoi atë, kurse setin e katërt e fitoi Ademaj, pasi te rezultati 9:9 ishte më i përqendruar dhe fitoi 11:9, për ta barazuar ndeshjen në 2:2 dhe për ta bërë më interesante finalen. Setin e pestë e fitoi Rrahmani, kurse seti vendimtar doli të jetë i gjashti, ku u zhvillua luftë për çdo poen dhe me pak më shumë fat Ademaj fitoi me 11:9 dhe 4:2 në seta, për të rikthyer titullin e Kampionit të Kosovës.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...