Kosova ka mbajtur të gjalla shpresat për Euro 2020 me fitoren bindëse ndaj Malit të Zi mbrëmjen e sotme (e hënë).
“Dardanët” kanë siguruar tri pikë të plota me fitoren 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen ndaj Malit të Zi të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Pas fitores tronditëse të Republikës së Çekisë kundër Anglisë me rezultat 2 me 1 mbrëmjen e së premtes, Kosovës nuk i duhej asgjë tjetër përveç fitores sonte dhe kështu ndodhi.
Skuadra nën udhëheqjen e mjeshtrit zviceran Bernard Challandes gjeti golin e epërsisë me anë të kapitenit Amir Rrahamani në minutën e 10′ të ndeshjes.
Mbrojtësi qendror shënoi bukur me kokë pas një harkimi perfekt nga rivënia këndore nga Bersant Celina.
Goli tjetër për 2 me 0 erdhi në minutën e 34′ me anë të Vedat Muriqit, i cili shënoi golin e katërt brenda katër ndeshjeve të fundit për kombëtaren tonë pas një kundërsulmi të shpejtë.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga “Dardanët”, por golat munguan ndonëse shanset nuk munguan për shkak se Rashica dhe Muriqi kishin raste mjaftë konkrete për të thelluar epërsinë.
Kosova vazhdon qëndrimin në vendin e tretë në Grupin A me 11 pikë, një më pak se Republika e Çekisë në pozitën e dytë para ndeshjes ndërmjet dy skuadrave në nëntor, ndërsa Mali i Zi qëndron në pozitën e katërt i pashpresë për kualifikim./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia