Kosova merr një barazim të rëndësishëm ndaj Finlandës

13:38 | 10 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm të enjten në Evropianin në Ankara të Turqisë.

Në fund “Dardanet” barazuan 29:29 ndaj Finlandës.

Portierja, Alina Donjeta Shabani, ndali penallti për të evituar humbjen.

Kosova ishte në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshje, por një vendim i dyshimtë i gjyqtarëve, siç është cilësuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës, solli barazimin.

Pas 30 minutave rezultati ishte 17:15 për Kosovën.

Në minutën e 57-të, epërsia e Kosovës U17 ishte dy gola, 29:27.

Në fund në skenë doli portierja Shabani që priti penalltinë vendimtare për barazimin e madh.

Në ndeshjen e kaluar Kombëtarja jonë fitoi ndaj Bullgarisë dhe e mbyll fazën grupore me tri pikë.

Shtatë gola i shënoi Arona Krasniqi, ndërsa lojë shumë të mirë shfaqi edhe Sara Gjergjaj me pesë gola.

Pesë gola i kishte edhe Diona Dresh, ndërsa nga katër i shënuan Arjeta Imeraj e Klaudia Ukaj.

Të ngjashme