Google ADS

Kosova me shumë mungesa për ndeshjen me Maqedoninë

19:36 | 7 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Kombëtarja e Kosovës do të hyjë me shumë mungesa në fushë kundër Maqedonisë.

Të enjten në Shkup, Dardanët janë mysafirë të Maqedonisë, në ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve.

Trajneri Bernard Challandes ka hasur në shumë probleme ditëve të fundit, shkaku i lëndimeve të futbollistëve, ndërsa Amir Rrahmani nuk i është bashkuar grupit shkaku i situatës me COVID-19 te Napoli.

Janë futbollistët Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi dhe Samir Ujkani që mungojnë te Kosova, ndërsa Bernard Berisha nuk është ftuar nga trajneri.

Kujtojmë se fituesi i ndeshjes Maqedoni – Kosovë në finale luan ndaj fituesit të përballjes tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi.

Të ngjashme