Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, e ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.
Për herë të parë në histori, Kosova renditen si e 101-ta në ranglistën e FIFA-s, njofton Klankosova.tv.
Kjo renditje e Kosovës vjen pas dy fitoreve të shënuara në ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova është ngritur për tri vende, ku në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA ishte e 104-ta.
Ngritje në ranglistë për dy vende ka pasur edhe Shqipëria, e cila aktualisht pozicionohet e 65-ta në botë.
Aktualisht, si kombëtarja më e mirë në botë është Argjentina, e dyta është Franca, e treta Spanja, e katërta Anglia dhe në vendin e pestë është Brazili.
Flick gëzon tifozët e Barcelonës për gjendjen e dyshes Raphi...
Stuhia e fortë godet SHBA-në, pjesa më e madhe e vendit në g...
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm