Kosova ka regjistruar një fitore me rezultat të thellë mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Shqipërsisë.
Miqësorja vëllazërore e zhvilluar në Zyrich të Zvicrës ndërmjet dy kombëtareve tona përfundoi me një rezultat të papritur prej 3 me 0 në favor të “Dardanëve, shkruan portali arbresh.info.
Arbër Zeneli ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar dy golat e para për skuadrën nën udhëheqjen e Bernard Challandes, ndërsa goli i tretë i ndeshjes dhe u fundit u realizua nga Eden Zhegrova.Paraqitja e kombëtares shqiptare nuk ishte në nivel të duhur dhe Etrit Berisha kishte një natë për tu harruar. Sidoqoftë, Kosova me fitoren e sotme kundër Shqipërisë ka regjistruar një rekord impresiv.
Fitorja 3 me 0 e Kosovës është më e thella që kombëtarja jonë ka shënuar ndonjëherë.
Qysh pas ndeshjes kundër Haitit katër vite më parë, Kosova fitoren më të lartë e kishte regjistruar me një avantazh prej dy golave, por miqësorja ndaj Shqipërisë e ndryshon këtë rekord./arbresh.info/
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...