Google ADS

Kosova me më së shumti gola në Ligën e Kombeve

23:05 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Fitorja e sotme (e martë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 4:0 i ka bërë favor Kosovës.

Tanimë Përfaqësuesja e Kosovës është ekipi me më së shumti gola në UEFA Ligën e Kombeve me plot 15 sosh, shkruan portali arbresh.info.

Në vetëm dy ndeshje Dardanët kanë arritur të shënojnë plot nëntë gola, pesë kundër Maltës, e katër të tjera kundër Azerbajxhanit.

Në vendin e dytë është Armenia me 14 gola, Maqedonia gjithashtu me 14, e ndjekur nga Zvicra me po të njëjtin numër, e në vendin e pestë Spanja me 12 gola të shënuara.

Kosova me fitoren kundër Azerbajxhanit kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për divizionin D.

Tani përfaqësuesen tonë e pret sfida në Grupin C me Maqedoninë, për të cilën ka shpresa se do të përfundojë në të mirë të ‘Dardanëve’./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme