Google ADS

Kosova me katër medalje në Kampionatin Ballkanik të karatesë, priten në takim nga MKRS

13:19 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ekipi i Përfaqësueses së Kosovës në karate, gjithashtu përfaqësues të federatës së këtij sporti, të mërkurën u pritën në takim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe zëvendësminitrja, Daulina Osmani.

Ministri Çeku i uroi për suksesin e arritur në një garë me kaq shumë konkurrecë dhe i siguroi ata që mbështetja institucionale nuk do të ju mungoj, ndërsa i përgëzoj për punën që po e bëjnë me kaq shumë përkushtim.

Karateistët kosovar, pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të karatesë qu u mbajt në Poreq të Kroacisë, arritën të marrin katër medalje.

Një medalje të argjendtë e morri, Elhami Shabani dhe tri të bronzta, Fortesa Orana, Herolind Nishevci, si dhe në ekipore, konkurrenca e meshkujve./Arbresh.info

Të ngjashme