Kosova ka regjistruar një fitore të thellë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Luksemburgut.
Kombëtarja jonë në basketboll ka mposhtur me rezultat 109-88 skuadrën e Luksemburgut në takimin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.
“Dardanët” duhej të siguronin gjithsesi një fitore me tetë pikë dallim në mënyrë për të vazhduar ëndrrën e tyre për kualifikim në Eurobasket 2021 meqenëse takimi i parë mes tyre kishte përfunduar me rezultat 88:80 në favor të Luksemburgut.
Kështu, kombëtarja jonë arriti të regjistroj fitoren e parë në kuadër të para-kualifikimeve duke mposhtur bindshëm mysafirët në kryeqytet.
Sfida e fundit është ajo e së shtunës në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe./arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...