Google ADS

Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll

08:59 | 29 Nëntor 2024
Q L

Vera e vitit 2025 do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete ndërkombëtare në basketboll.

Siç bën të ditur Federata e Basketbollit, Kosova do të paraqitet me pesë grupmosha në të dyja konkurrencat në garat evropiane.

Kjo federatë njofton se do të organizojë FIBA U-16 Women’s EuroBasket 2025 Divizioni C, që do të mbahet nga 8 deri 13 korrik 2025.

“Përveç me U16F, Kosova do të paraqitet edhe me U20, U18, U16 në konkurrencën e meshkujve dhe U18 te femrat, në Divizionin B. U20 (Divizioni B) në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në Yerevan të Armenisë nga 11 deri më 20 korrik”.

“ U18 i femrave do të mbahet nga 4 deri më 13 korrik. Kujtojmë që vashat e Kosovës kishin triumfuar këtë verë në Divizionin C në Prishtinë dhe tashmë garojnë në Divizionin B. Divizioni B i U18 te meshkujt do të organizohet nga 25 korriku deri më 3 gusht në Pitesti në Rumani”.

“ Meshkujt U16 që po ashtu fituan në Divizionin C në Shqipëri, tashmë marrin pjesë në Divizionin B, në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ky kampionat organizohet nga 7 deri më 16 gusht”, njofton FBK, transmeton Klankosova.tv.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme