Kosova mbetet pa medalje, Distria Kransiqi mposhtet nga Munkhabat në “Repechage”

17:40 | 6 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi nuk ka arritur të stoliset me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror që është duke u mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi u mposht në “Repechage” nga xhudistja prej Mongolisë, Urantsetseg Munkhbat, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte mjaftë interesante dhe e baraspeshuar me kohën e rregullt që u mbyll pa fitues.

Në “Golden Score”, dy xhudistët morën nga dy kartonë të verdhë, derisa pas gjashtë minutave, ishin gjyqtarët që e shpallen Munkhbat fitues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme