Kombëtarja e Kosovës, në Futboll, ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore para ndeshjeve të muajit nëntor.
“Dardanët” së pari do të ballafaqohen kundër Jordanisë në një ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet në “Stadiumin Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 nëntor.
Ndërsa më 14 nëntor “Dardanët” do të udhëtojnë në drejtim të Athinës ku do të ndeshen ndaj Greqinë, e cila ndeshje është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”
Seancën stërvitore, sot e ka udhëhequr Primozh Gliha, i cili është selektor i përkohshëm tek Kombëtarja e Kosovës, deri sa Federata e Futbollit të Kosovës, të vendos një selektor të ri.
Gjatë seancës, përveç tre lojtarët, Elbasan Rashani, Bersant Celina dhe Lirim Kastrati, të cilët janë konfirmuar se do të mungojnë, ka munguar edhe Zymber Bytyqi, të cilën klubi i tij, Koyaspor ka konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luaj për “Dardanët” pasiqë ka pësuar një lëndim në ndeshjen e djeshme.
Lexo edhe:
Poashtu edhe kapiteni, Amir Rrahmani dhe Arijanet Muriq nuk janë parë gjatë seancës stërvitore sot përshkak të angazhimit të tyre me klubet gjatë ditës së diel. /arbresh.info/
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale
Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvi...
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad...