Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Lituani, ku do të përballet me kombëtaren lituane në Kaunas, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje do të luhet të shtunën në fillim nga ora 15:00, shkruan Arbresh.info.
Në stërvitjen e sotme, u rikthye portieri Arijanet Muriç, i cili mungoi në dy seancat e fundit për shkak të një lëndimi, ndërkaq për shkak të një lëndimi, mbrojtësi Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi.
Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij teknik u fokusuan në detajet taktike të cilat janë shumë të rëndësishme për këtë sfidë.
Futbollistët punuan me intensitet të lartë, duke përmirësuar ndërveprimin mes reparteve dhe përgatitjen për situata të ndryshme që mund të paraqiten gjatë lojës në fushë.
Ekipi do të udhëtojë sot pasdite drejt Lituanisë.
Përveç kësaj ndeshje, Kosova të marten luan ndeshjen tjetër ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...