Kosova M-Technologie javën e kaluar u shpall kampion i Kosovës për femrat.
Skuadra e drejtuar nga Naser Krasniqi, fitoi dy finalet ndaj Skenderajt dhe me plotë meritë fituan titullin e kampionit.
Kapitenia e M-Technologie, Shkurta Kqiku gjatë një interviste për arbresh.info, tha se ky edicion është ndër më të veçantit shkaku i pandemisë, por ka qenë edicion mjaftë i vështirë.
“Ky edicion ka qenë ndër më të veçantat sepse ka qenë edhe shkaku i pandemisë, kështu që ka qenë edicion shumë i vështirë, por me punë, angazhim dhe dëshirë e përfunduam në mënyrën më të mirë, e fituam titullin e kampionit”, deklaroi fillimisht ajo.
Ndërsa, e pyetur për ndeshjen më të vështirë, Kqiku theksoi se ndeshjet e finales gjithmonë janë më të vështirë dhe dallojnë nga ato të kampionatit.
“Nga të gjitha ndeshjet ishin të vështira lojërat e finales, sepse nuk është e njëjtë si t’i luash ndeshjet e kampionatit në krahasim me finalet, mirëpo me përgatitje të mirë dhe kushtet, duhet të mos harrojmë që kemi pasur një sponsor M-Technologie, por mos të harrojmë edhe stafin e trajnerëve”, vazhdoi ajo.
Kurse, për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Kqiku ka thënë se ende s’kanë bërë ndonjë plan, por do mundohen të bëjnë më të mirën, shkaku që paraqiten për herë të parë.
“Sivjet jemi paraqit në Ligë të Kampionëve, por nuk mund të them asgjë, shkaku i pandemisë nuk mund të bëjmë asnjë plan, kështu që qëllimet tona janë që për herë të parë të marrim pjesë edhe të paraqitemi ashtu siç është më së mirë”, përfundoi Kqiku.
E kënaqur me këtë edicion ishte edhe volejbollistja, Mirjeta Bylykbashi, e cila në një intervistë për arbresh.info, tha se kanë punuar shumë dhe në fund mundi i tyre u është shpërblyer me fitore.
“Ky edicion është shumë special për ne, kemi pasur punë shumë të madhe, kemi pasur shumë sakrifica dhe në fund gjithçka u shpërblye me fitore, me kupën dhe jemi shumë mirënjohëse që më në fund i gjithë mundi jonë është shpërblyer”, theksoi Bylykbashi.
Bylykbashi dëshiron që në Ligën e Kampionëve të tregojnë vlerën e lojtareve, në mënyrë që shtetet tjera të shohin mundin dhe sukseset e tyre.
“Synimet tona si ekip janë që të tregojmë vlerën e lojtareve që e kemi, edhe shtetet tjera ta shohin mundin, ushtrimet edhe sukseset tona”, shtoi tutje ajo.
Mendimin të njëjtë për këtë edicion ka edhe 16-vjeçarja Amela Llugaliu, e cila për herë të parë fitoi titullin e kampionit të Kosovës.
Ajo për arbresh.info, theksoi se ka punuar shumë, ndërsa ndihet e lumtur që arriti të fitojë titullin.
“Jam përshtatur mjaftë mirë me vajzat, ka qenë titulli i parë, jam ndjerë mjaftë mirë dhe kemi punuar, kemi pasur sfida të ndryshme… Ishte pak e vështirë, se ka pasur ekipe të ndryshme që ka qenë mjaftë të mirë, por ekipi ynë u dallua”, deklaroi Llugaliu.
Ndryshe, kujtojmë se kjo është hera e parë që skuadra nga kryeqyteti Kosova M-Technologie, do marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. /E.Bytyqi /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...