Kosova do të përballet me Malin e Zi mbrëmjen e sotme (e premte).
“Dardanët” do të veshin fanellat me ngjyrë dominuese të verdhë, të cilat janë fanellat e dyta të kombëtares sonë, shkruan portali arbresh.info.
Selektori Bernard Challandes tashmë ka zbuluar edhe njëmbëdhjetshen startuese për takimin e parë kundër këtij rivali ballkanik.
Vedet Muriqi udhëheq linjën frontale i ndjekur nga Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Milot Rashica ndërkohë që në mesfushë janë përzgjedhur Idriz Voca dhe Besar Halimi.
Leart Paqarada në krahun e majtë të mbrojtjes, Fidan Ajeti dhe Amir Rrahmani në qendërmbrojtje dhe Mërgim Vojvoda në krahun e djathtë.
Kampioni i Premierë Ligë, Arjanet Muriqi është në portën tonë.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...