Kosova dëshiron ta vazhdojë rrugën e saj në Ligën e Kombeve, ku përballë kësaj radhe do të jetë Malta.
Të besuarit e Bernard Challandes kanë një fitore dhe një barazim, ku me katër pikë udhëheqin grupin e 3-të në Ligën D.
Në anën tjetër Malta ka një pikë nga dy ndeshje.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45, ndërsa pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur, pasi biletat janë shitur për më pak se 48 orë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se pret një ndeshje të fortë duke e parë mbrojtjen e fortë të Maltës.
“Unë e kam studiuar lojën e Maltës kundër Azerbajxhanit. Ekipi më i mirë ka qenë Malta. Ata e kanë një ekip kompakt në mbrojtje. Janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe në harkime”.
“Këto janë aspektet që ne duhet t’i kemi parasysh. Unë dua nga ekipi qe të luajmë një lojë të mençur. Nuk dëshiroj vetëm sulm, dua të jemi edhe të komponuar”.
“Kam respekt për ekipet tjera, por jo frikë. Filozofia ime e futbollit është që të japim performancën më të mirë. Kam besim të plotë te gjithë skuadra ime”, ka thënë Challandes.
Portier dhe kapiteni, Samir Ujkani, ka shprehur shqetësimin e tij me biletat dhe shitjet në tregun e zi.
“Për neve është kënaqësi e madhe kur ka interesim të madh nga tifozët. Organizimi i shitjes së biletave nuk është në rregull, nuk e meriton populli këtë trajtim. Duhet zgjidhje më e mirë. Po e shohim në Facebook se po shiten bileta në të zezë”.
“Populli nuk e meriton me ble një biletë të 2 eurove më shtrenjtë. Jemi të kënaqur me përkrahjen e tifozëve tanë. E duam Kosovën, duam përkrahjen e tifozëve ta kemi gjithmonë. Dëshirojmë ta çojmë Kosovën sa ma lartë”, ka deklaruar Ujkani.
Ai shtoi se Malta do të vijë të kërkojë pikë, ndërsa shtoi se do të mudohet ta mbajë portën e paprekur për sa kohë të mundet.
“Besoj që Malta vjen këtu me marrë pikë siç ia ka bërë me Azerbajxhanin, duhet me pas kujdes. E dimë që jemi duke luajtur kundër një ekipi me shumë eksperiencë, mosha e tyre është më e lartë se e jona. Duhet me pas respekt e kujdes”.
“Qëllimi im është gjithmonë mos me pranuar gol. Shpresoj që do të vazhdoj kështu. Me rëndësi është me dhënë një gol më shumë se kundërshtari”, ka deklaruar Ujkani.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...