Arsyeja zyrtare e ekipit serb, ka qenë se “9 lojtarë të formacionit të Serbisë kanë qenë me temperaturë, duke u pamundësuar daljen në teren”, përcjell Arbresh.info.
Duke e pasë parasysh çasjen refuzuese të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, FVK e konsideron të paqëndrueshëm arsyetimin e dhënë nga Federata Serbe e Volejbollit dhe do të kërkojë nga CEV, që Serbia të sanksionohet për këtë veprim.
FVK më shumë do t’i gëzohej suksesit të arritur në arenën sportive, sesa rezultateve të vendosura “në tavolinë”.
Kombëtarja jonë u paraqit në fushë, tregoi pjekuri për lakmi dhe nivel të lartë të profesionalizmit.
Djemve tanë iu mohua gara kompetitive, meqë kundërshtari nuk u shfaq në teren.
Sporti duhet të krijojë ura bashkimi, e Serbia në këtë rast ka dëshmuar përmes veprimeve të kësaj natyre, se akoma nuk e ka këtë vullnet e gadishmëri.
U mbetet mekanizmave brenda BVA dhe CEV, që ta hulumtojnë këtë veprim, për të cilin, bazuar nga hapat e ngjajshëm edhe në të kaluar, nënkuptohet si tendencë për ta shmangur duelin me Kosovën.
FVK e uron shtabin teknik dhe djemtë e Kombëtares U18, për paraqitjen dinjitoze dhe kalimin në fazën e mëtutjeshme të CEV U18 EuroVolley./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...