Google ADS

Kosova ka qëllim vetëm fitoren me Maqedoninë, thotë Herolind Shala

22:58 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Herolind Shala thotë se Kombëtarja e Kosovës ka vetëm një qëllim në ndeshjen ndaj Maqedonisë, fitoren.

‘Dardanët’ të enjten mbrëma zhvillojnë gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë në Shkup.

Mesfushori Herolind Shala, në rrjetet sociale ka thënë se është gati për këtë ndeshje, duke premtuar gjithçka për fitoren e Kosovës.

“Gati, të bashkuar për vetëm një qëllim, fitoren. Do të japim çdo gjë nga vetja për t’iu gëzuar”, ka shkruar Shala, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës luhet nga ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme