Me një paraqitje shumë të mire dhe fitore 31:26 kundër Italisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë.
Të shtunën paradite vajzat e Kosovës kanë shkëlqyer ndërsa e kanë mposhtur Italinë me rezultat 31:26. Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur.
Ndaj Italisë Kosova ka udhëhequr nga fillimi e deri në fund. Epërsia shkoi deri në 6 gola. Leonora Demaj si kapitene e vërtetë ka shënuar plot 11 gola. Është shquar me paraqitje të nivelit të lartë edhe Mirela Gjikokaj që shënoi 8 gola.
Motrat Marigona e Arlinda Hajdari kanë debutuar me shumë sukses dhe kanë dëshmuar që në start që do të ndihmojnë shumë ekipin tonë kombëtar.
Janë dalluar edhe Mirjeta Bytyqi, por edhe Shkurta Mehmeti e Suzana Ujkiq dhe të gjitha të tjerat.
Sot në mbrëmje Kosova luan ndeshjen me Turqinë B. Paraqitja ndaj Italisë mbushë ekipin me optimizëm për të ardhmen.
Në Turqi, Kosova është pa lojtare të rëndësishme por me ardhjet e reja, ekipi është më i kompletuar dhe ka konkurrencë për secilën pozitë.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata