Google ADS

Kosova i thotë “lamtumir” Evropianit, pas humbjes ndaj Bjellorusisë

22:43 | 19 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kosova e ka pothuajse të pamundur kualifikimin në Kampionatin Evropian pas humbjes nga Bjellorusia me rezultat 2:1.

Pas 45 minutave të parë dy golat ishin të paprekura.

Kosova e dominoi ndeshjen, por nuk ka arriti të gjej portën.

Me Rrudhanin e Celinën që ishin më të rrezikshmit.

Bjellorusia pati vetëm disa mundësi, ku rrezikoi me kundërsulme.

Alain Giresse u detyra të bënte një zëvendësim, pasi u lëndua Paqarada, në vendin e të cilit hyri Krasniqi.

Në pjesën e dytë Kosova e nisi mjaft mirë.

Bersant Celina rrezikoi nga goditja e lirë, kurse Muslija pati një supergoditje që u ndal nga portieri kundërshtarë.

Bjellorusia iu afrua golit në minutën e 61, pas gabimit në mbrojtjen e “Dardanëve”, po nuk e shfrytëzuan atë.

Vendasit befasuan Kosovën me dy gola të shpejtë për të gjunjëzuar Kosovën.

Fillimisht një gabim të Kryeziut e shfrytëzoi, Vladislav Morozov në minutën e 73-të dhe vetëm dy minuta më vonë Maks Ebong e dyfishoi epërsinë, pas një tjetër gabimi në mbrojtje.

Muriqi i dha Kosovës një tjetër shpresë, me golin e shënuar nga penalltia, por që nuk ishte e mjaftueshme për të marr rezultat.

Kosova bien në vendin e pestë në grupin I, kurse Bjellorusia ngritët në të katërtin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme