Google ADS

Kosova “gjunjëzon” Zvicrën, Hadar debuton me fitore

22:34 | 19 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mposhtur Zvicrën në Prizren me rezultat 76:49.

Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të raundit të tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Çereku i parë ishte mjaft i barabartë, por “Dardanët” e fituan me rezultat 18:16, ndërsa çereku i dytë u dominua plotësisht nga Kosova dhe përfundoi me shifrat 23:8.

Dominimi vazhdoi edhe në çerekun e tretë, të cilin Kosova e fitoi 27:14, ndërkohë çereku i katërt u fitua 11:8 nga Zvicra.

Drilon Hajrizi ishte më i miri me 14 pikë, 12 kërcime e dy asistime, Dominic Artis po ashtu shënoi 19 pikë e gjashtë asistime.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim ndaj Danimarkës më 26 korrik.

Te Kosova debutoi përzgjedhësi Rami Hadar./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme