Kosova gjobitet nga FIBA

11:20 | 9 Gusht 2017
Arbresh.info

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka kërkuar që spektatorët dhe publiku në ndeshjen tjetër si vendas në parakualifikime për Kupën e Botës të jenë më të vëmendshëm.

Kjo pasi që FIBA Europe ka dërguar gjobën e parë për Kosovën, pas ndeshjes së parë parakualifikuese ndaj Maqedonisë, të cilën e fitoi Kosova.

“Ju informojmë se FIBA e ka ndëshkuar Federatën tuaj nacionale për shkak të sjelljeve josportive të tifozëve të Kosovës.

Gjatë intonimit të himnit të Maqedonisë, spektatorët kanë bërtitur dhe kanë kënduar aq sa himni nuk mund të dëgjohej më, në ndeshjen e 2 gushtit”, thuhet në njoftimin e dërguar nga FIBA.

Gjobat e FIBAs nisin prej 1 mijë e shtohen gjithnjë e më shumë, ndërsa shtëpia e basketbollit europian nuk toleron mosrespektim shtetëror të kundërshtarit. /Borozani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme