Kosova furnizohet edhe me 3 mijë e 510 vaksina ‘Pfizer’

17:16 | 18 Maj 2021
A. B.

Kosova është furnizuar edhe me 3 mijë e 510 vaksina Pfizer.

Kjo është konfirumaur për arbresh.info nga MSH-ja ku është thënë se  këto vaksina janë nga Bashkimi Evropian.

“Divizioni i Komunikimit me Publikun MSh ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3,510 vaksinave te Pfizer, pjesë e asistencës së BE për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, kanë thënë nga Minsitria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se, Kosova më herët është furnizuar edhe me 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer nga BE, nga gjithsej 95 mijë doza që janë premtuar për vendin. /arbresh.info /

Të ngjashme