Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur me fitore turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya të Turqisë.
Dardanet kanë regjistruar një fitore të sigurt, ndonëse me rezultat të ngushtë, 1:0, në ndeshjen e parë kundër Hong Kongut, përcjell Arbresh.info.
Edhe pse ka dominuar plotësisht në fushë dhe ka krijuar raste të shumta, Kosova ka realizuar vetëm një gol.
Ishte Elizabeta Ejupi, e cila realizoi golin e fitores për të përzgjedhurat e Anneli Andersen, në minutën e 78-të.
Raste të mira për gol patën Kaltrina Biqkaj, Donjeta Halilaj dhe Valentina Limani, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Do theksuar se përzgjedhësja Andersen në këtë takim iu dha hapësirë për lojë lojtareve që kanë pasur më pak minutazh në të kaluarën, duke pushuar disa prej lojtareve titullare si Erëleta Memeti e Edona Kryeziu.
Kësisoj, Dardanet e kanë vazhduar serinë pozitive, pasi në fund të vitit të kaluar kanë avancuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e radhës në kuadër të turneut në Alanya, Kosova do të përballet me Estoninë, më 24 shkurt, derisa më 27 shkurt do të ndeshet me Indinë./Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...