Kosova fiton dy medalje të arta në kampionatin Ballkanik të xhudos

18:37 | 11 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Dy xhudistë të Kosovës kanë fituar medalje të artë në Kampionati Ballkanik U18 që po mbahet në Krushevë, të Maqedonisë së Veriut.

Në ditën e parë të garave, Uvejs Nesimi fitoi titullin e kampionit në kategorinë deri 50 kilogramë.

Kurse medaljen e dytë e siguroi Blin Kuka në kategorinë deri në 90 kilogram.

Kuka fitoj 4 ndeshje në këtë Kampionat Ballkanik, mposhti 3 garues nga Mali i zi dhe një nga Greqia.

Kuka kishte 19 garues në kategorinë e tij.

Kosova në këtë Kampionat Ballkanik (U18) fitoj 2 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.

Rreth 400 garues garuan nga shtetet Ballkanike në këtë Kampionat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme