Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundështarit, Kombëtarja e Kosovës sot pasdite ka zbritur në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali.
Kosova ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja e sotme nuk është përqëndruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë, shkruan FFK, transmeton Arbresh.info.
Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024.
E këtë optimizëm e kanë shprehur edhe mesfushori anësor, Bernard Berisha, i rikthyer pas një kohe të gjatë në radhët e Dardanëve, si dhe ardhja e re, Ismajl Beka.
Berisha ka kërkuar nga skuadra të jepet maksimumi.
“Nuk ka ndenje më të mirë se ta reprezantosh vendin tënd. Shpresojmë të rikthehemi tek rezultatet pozitive, pasi kemi një grup shumë të mirë dhe të gjitha kushtet i kemi të plotësuar. Ne duhet të përqendrohemi te ndeshjet dhe të tregojmë anën tonë. Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira”, tha ai.
Beka ka folur për ftesën e parë nga kombëtarja.
“Jam i lumtur që mund ta përforcoj Kosovën. Më kanë pritur shumë mirë. Për mua ka qenë shumë mirë dhe familja është gëzuar shumë. Shpresoj të jap maksimumin dhe të kemi suksese”./Arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...