Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Lihtenshtajnit, që do të zhvillohen më 13 korrik, përkatësisht më 16 korrik.
Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë përzgjedhëses Anneli Andersen si test përfundimtar para nisjes së edicionit të Nations League në shtator.
“Është ndjenjë shumë e mirë të jemi sërish këtu. Jam e lumtur që i kam takuar lojtaret. Është gjithmonë mirë të fillosh përgatitjet në Kosovë. Ky grumbullim është paksa më sfidues, ngase disa lojtare kanë pasur pushime disa javore, e disa lojtare kanë luajtur edhe në fundjavën që e lamë pas. Gjithsesi, ne duhet t’i mbledhim forcat dhe të përballemi me Lihtenshtajnin. Duhet të fokusohemi që pas çdo stërvitje dhe pas çdo ndeshje të jemi më të mira. Kemi një kundërshtar që nuk dimë asgjë për të dhe kjo është një sfidë e re, por njëherësh për vajzat është një përvojë e re të luajnë me ekipe të ndryshme. Sa herë që hyjmë në fushë e kemi qëllim të luajmë mirë dhe të fitojmë. Këto ndeshje na shërbejnë që të përmirësohemi në mbrojtje dhe sulm dhe mendoj se kemi gjasa të mira për fitore”, ka theksuar përzgjedhësja Andersen pas stërvitjes së parë.
Ndërkaq, optimiste për paraqitje të mira në këto dy miqësore janë shprehur edhe dy lojtaret, Viola Avduli dhe Donjeta Halilaj.
Dardanet do të vazhdojnë me stërvitje nesër paradite, derisa dy ndeshjet miqësore do të zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...