“Kosova është Shqipëri” dhe flamuri gjigant kombëtar, tifozët e Kosovës dhuruan spektakël në ‘Friends Arena’

21:27 | 9 Tetor 2021
A. B.

Tifozët shqiptarë ishin pika më e fortë e Përfaqësueses së Kosovës në humbje ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Friends Arena’ të Stokholmit.

Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Megjithatë, për dallim nga paraqitja jo e mirë e ekipit, ajo e tifozëve shqiptar të Kosovës ishte thjeshte brilante.

Rreth 7-8 mijë shqiptarë ishin mbledhur në stadium për ta përkrahur Kosovën dhe koreografitë nuk munguan.

Një flamur gjigant kuqezi i shpalosur në tribuna ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe nuk kishte mundësi si të mos përfundonte në çdo medium social.

Përveç kësaj, tifozët shqiptarë kishin bërë edhe një baner të madh.

Aty shënonte “Kosova është Shqipëri”, duke treguar patriotizmin e madh që mbretëron në zemrën e çdo shqiptari. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme