Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen kundër Gjermanisë, që zhvillohet të martën në Osnabruck.
Edhe seanca e sotme stërvitore ka qenë e lehtë dhe më shumë relaksuese, duke pasur parasysh angazhimin e madh të futbollistëve në ndeshjen kundër Norvegjisë, si dhe lodhjen nga udhëtimi, por nuk është lënë anash puna në aspektin tekniko-taktik, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
Në seancën e sotme ka stërvitur edhe Muharrem Jashari, i cili ishte lënduar në ndeshjen e së premtes, derisa Arian Kabashi ka bërë ushtrime i diferencuar nga grupi tjetër i futbollistëve, pasi ende nuk i është sanuar plotësisht nga lëndimi dhe stafi mjekësor po përkujdeset që ai të aftësohet për lojë. /arbresh.info/
Deklaruan pas stërvitjes
Muharrem Jashari: Sot jam rikthyer në stërvitje dhe gjithçka ka shkuar mirë. Lëndimi nuk ka qenë aq serioz sa e kam menduar dhe besoj se do të jem plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Gjermanisë. Të gjithë jemi maksimalisht të përqendruar në sfidën e së martës. Tashmë e kemi lënë prapa atë që kemi arritur me Norvegjinë dhe synimi ynë është që të bëjmë paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e radhës. E dimë se kemi punë të vështirë, por shpresojmë të bëjmë më të mirën e mundshme.
Enis Bytyqi: Ne po stërvitemi tash për duelin me Gjermaninë dhe gjithçka po shkon si duhet. Nëse luajmë si kundër Norvegjisë me zemër dhe japim maksimumin besoj se do të nxjerrim rezultat të mirë. I njoh shumicën e futbollistëve të Gjermanisë, pasi kam luajtur me ta në U18 dhe kanë një ekip të mirë. Por, Gjermania ka bërë ndërrim të gjeneratës dhe ende nuk kanë zhvilluar shumë ndeshje me këtë grup të futbollistëve. Presioni është në anën e Gjermanisë, luajnë në shtëpi dhe u duhet ta tregojnë veten. Por ne i kemi 6 pikë dhe po ashtu synojmë që të marrim rezultat pozitiv. Prandaj, neve nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të luajmë pa presion dhe të përqendruar.
Albert Dabiqaj: Jemi të mobilizuar maksimalisht edhe për sfidën me Gjermaninë. Ende nuk e kemi freskinë e nevojshme për shkak të lodhjes nga udhëtimi, por besoj se deri të martën do të jemi në formën e duhur. Jemi të vetëdijshëm se kemi kundërshtar një superfuqi të futbollit botëror, por shpresoj se do të kemi paraqitje dinjitoze. Pres që edhe në këtë ndeshje të kemi përkrahjen e bashkëatdhetarëve tanë, ngase ata na japin forcë shtesë në fushë.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...