Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë miqësoren e parë për këtë vit. Më 13 nëntor në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë do të zbarkojë Përfaqësuesja e Letonisë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Letonisë sot kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e këtij takimi.
Kjo sfidë është e mirëseardhur për taborin kosovar për të kuptuar forcën e kundërshtarit, për faktin se Kosova do të ndeshet me Letoninë edhe në kuadër të Ligës së Kombeve, pasi bëjnë gara në të njëjtin grup.
Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. /arbresh.info/
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...