Google ADS

Kosova e zyrtarizon miqësoren në stadiumin ‘Adem Jashari’

18:20 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë miqësoren e parë për këtë vit. Më 13 nëntor në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë do të zbarkojë Përfaqësuesja e Letonisë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton arbresh.info.

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Letonisë sot kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e këtij takimi.

Kjo sfidë është e mirëseardhur për taborin kosovar për të kuptuar forcën e kundërshtarit, për faktin se Kosova do të ndeshet me Letoninë edhe në kuadër të Ligës së Kombeve, pasi bëjnë gara në të njëjtin grup.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”  i ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. /arbresh.info/

Të ngjashme