Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit në Cyrih, ku të martën do ta zhvillojë miqësoren e radhës kundër Zvicrës.
Edhe në stërvitjen e sotme futbollistët kanë stërvitur me përkushtim dhe me intensitet të plotë, teksa përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar në disa aspekte tekniko-taktike, duke përfshirë edhe skema të ndryshme nga ndërprerjet.
Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe e presin me padurim përballjen me zvicranët, duke pasur parasysh edhe faktin se në stadium do të kenë përkrahje të madhe nga bashkëatdhetarët tanë atje.
Mbrojtësi i kombëtares, Betim Fazliji, i cili është njëri nga futbollistët e rritur dhe aktiv në futbollin e atjeshëm theksoi se kjo ndeshje do të jetë speciale për të.
“Paraqitja kundër Burkina Fasos ka qenë shumë e mirë. Futbollistët janë në formë dhe secili prej nesh ka dëshirë e përkushtim për t’i treguar vlerat e veta para trajnerit të ri. Tash kundër Zvicrës na pret një ndeshje shumë e fortë, ku do të ketë shumë shqiptarë në stadium dhe pa dyshim do të jetë një ndeshje shumë e veçantë”.
“Kjo ndeshje do të jetë një festë futbolli. Ne do ta japim maksiumin dhe udhëtojmë për ta fituar ndeshjen. Jemi disa lojtarë që jemi rritur në Zvicër dhe për mua është një ndeshje speciale dhe dua të fitojmë për t’i treguar çfarë potenciali ka Kosova dhe çfarë ekipi jemi”.
“Për Dardanët presim të na mbështesim edhe kundër Zvicrës, ashtu sikurse ndaj Burkina Fasos dhe t’i gëzojmë me lojë të mirë“, ka thënë Fazliji.
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës nesër në mëngjes udhëton në Cyrih, ku pasdite do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para duelit me Zvicrën.
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup