Kosova e ka zënë vendin e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2021 në Portugali, duke e mbyllur garën si shteti me rezultatet më mira nga të gjitha vendet.
Kosova është renditur në vendin e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos 2021 në Portugali, me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova luajtën rol të madh në suksesin më të madh të Kosovës në një garë të xhudos deri më tani.
Krasniqi u bë kampione e Evropës në xhudo në kategorinë -48 kilogramë, ndërsa Akil Gjakova e fitoi Evropianin në kategorinë -73 kilogramë.
Kosova dhe Turqia ishin dy vendet e vetme që i fituan nga dy medalje të arta në Portugali këtë fundjavë.
Nora Gjakova e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -57 kilogramë.
Ndërsa Laura Fazliu dhe Loriana Kuka zunë vendet e pesta në kategoritë e tyre përkatëse, -63 kilogramë dhe -78 kilogramë.
Pas Kosovës, e dyta renditet Turqia, Franca e treta, Gjeorgjia e katërta dhe Holanda e pesta.
Top 10-shën e mbyllin, Rusia, Italia, Sllovenia, Belgjika dhe Portugalia. /Gazeta Express/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...