Kosova U-16 sot me fillim nga ora 19:30 do të përballet me Britaninë e Madhe në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B, Grupi D, që ka filluar më 10 dhe do të përfundojë më 19 gusht në Sofje të Bullgarisë.
Kosova U-16 së fundi ka triumfuar ndaj Luksemburgut, derisa në dy ndeshjet e mëparshme kundër Portugalisë dhe Maqedonisë, ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë. Në anën tjetër Britania e Madhe i prin Grupit D me 3 ndeshje e 3 fitore.
Sidoqoftë djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Ibrahim Karabeg pritet të bëjnë më të mirën në parket për t’i bërë ballë Britanisë së Madhe. Kosova pas Britanisë së Madhe, e ka edhe një tjetër ndeshje në kuadër të grupit D, kur do të ballafaqohet me Gjeorgjinë.
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...
Zgjedhjet gjermane 2025 – kush është përpara në sondazhe?